Ish-futbollisti simbol i Romës, Francesco Totti dhe bashkëshortja e tij, Ilary Blasi, po shijojnë pushimet dimërore nën rrezet e nxehta të diellit në Ishujt Maldive.
41-vjeçari, tashmë i tërhequr nga futbolli i luajtur, ka më shumë kohë për të qëndruar pranë familjes, ndaj ka preferuar të kalojë disa ditë relaksi atje ku janë zhvendosur më së shumti “yjet” e futbollit italian.
Ilary ka publikuar në rrjetet sociale disa foto të shkrepura ditët e fundit, ku në njërën prej tyre ajo shfaqet duke bërë vertikalen. Bashkëshortja e Tottit, një emër shumë i njohur në ekranin italin, tregon se është edhe një sportiste e zonja.