Njoftim per perfitimin e bursave nga fondi i mbeshtetjes studentore
Studentet me banim ne Njesine Administrative Orikum (Orikum,Dukat i Vjeter ,Dukat i Ri ,Tragjas dhe Radhime ) qe vazhdojne vitin e pare ne shkollat e larta mbi 10 km larg vendbanimit te tyre dhe qe kane burime te pamjaftueshme financiare, te paraqiten prane Zyres se Arsimit Bashkia Vlore per te marre shpjegimet e nevojshme per dokumentacionin qe duhet te paraqesin per perfitimin e bursave studentore .
Studentë në nevojë konsiderohen:
1. Sipas kriterit ekonomik:
a) Studentët që ndjekin studimet në largësinë mbi 10 (dhjetë) km nga vendbanimi i përhershëm i tyre, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore;
b) Secili nga studentët, i cili rezulton bashkëshort me fëmijë, dhe kur familja e tij trajtohet me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore;
c) Personat me aftësi të kufizuar, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punës, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar.
2. Jashtë kriterit ekonomik:
a) Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit;
b) Studentët që kanë humbur përgjegjësinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë;
c) Studentët që janë identifikuar e trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror;
ç) Studentët që rezultojnë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.
Afati përfundimtar për dorëzimin e dokumentave është 29.01.2018