Në kuadër të hapave që po ndërmerren për rikthimin e ligjshmërisë në sektorin e ujit të pijshëm, zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Hantin Bonati zhvilloi një takim me Prefektët e 12 Qarqeve të vendit. Bonati i njohu ata nga afër me ecurinë e derimëtanishme të ndërhyrjes në terren nga ndërmarrjet e ujësjellësave në kuadër të fazës së parë të operacionit që ka të bëjë me ndërgjegjësimin e qytetarëve.
Më tej, zv.ministri kërkoi që Prefektët të marrin një rol aktiv në ndjekjen nga afër të punës që bëjnë Bashkitë dhe ujësjellësat në zonat respektive. Bonati u ndal edhe tek kontrolli që duhet bërë ndaj institucioneve publike dhe nëpunësve të administratës.