Loading...

3 ditë vizitë në Korçë, çfarë do të bëjë ministri grek me ministrin Bushati në Shqipëri?

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati dhe ai grek, Nikos Kotzias, do të nisin sot takimet diplomatike. Do të jetë Korça qyteti në të cilin Kozias do të bujtë për tre ditë rresht gjatë vizitës së tij në vendin tonë.

Ministri i Jashtëm grek do të mbërrijë në Shqipëri nga pika kufitare e Kapshticës. Ai dhe Bushati do të realizojnë takime “kokë më kokë”.

Dy ministrat do të jenë të shoqëruar nga delegacionet përkatëse si dhe do të bisedojnë për çështjet dypalëshe mes vendeve. Mbledhjet e tyre do të jenë me dyer të mbyllura.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com