Loading...

Kosova valixhet gati për bisedimet në Bruksel

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë të cilët ishin mbledhur të hënën në Bruksel për të vazhduar dialogun, u kthyen menjëherë të martën në shtetet e tyre.

Vrasja e politikanit serb në veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq, ishte shkak i ndërprerjes së dialogut Kosovës-Serbi në këtë ditë.

Mirëpo, menjëherë pas kësaj Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që dialogu të vazhdohet sa më shpejt.

Për këtë janë pajtuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilët gjatë një bisede telefonike ishin dakorduar se vazhdimi i dialogut është mënyrë më e duhur për normalizimin e marrëdhënieve në mes të këtyre vendeve.

Kështu, këtë e ka mirëpritur përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Maja Koçijançiq e cila sot gjatë ditës ka bërë thirrje që të vazhdojë sa më shpejt dialogu.

Në lidhje me këtë, kreu i delegacionit kosovar, Avni Arifi ka thënë se ata përkrahin idenë e Koçijançiq dhe pajtohen që dialogu të ndodh sa më shpejt.

“Këto data i cakton BE. Në e përkrahim idenë e Koçijançiq dhe pajtohemi që dialogu të ndodh sa më shpejt.”, ka thënë Arifi.

Sipas tij, Kosova ende i ka gati valixhet që nga vizita e fundit në Bruksel.

“Ne jemi të gatshëm, veç le të na tregojnë se kur. Ne ende biletat i kemi të gatshme dhe ende çantat nuk i kemi ç’paketuar. Kështu që kur donë le të na lajmërojnë”, ka shtuar ai.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com