Loading...

Ndalon arrestimin e ministrave, të vetes dhe deputetëve.Edi Rama hedh në erë reformën në drejtësi

Rama heq maskën e heroit të reformës, çon një ligj në Kuvend për të mos lejuar arrestimin e ministrave nga Byroja e Hetimit, pjesë e komplotit Basha, Monika, Meta dhe Berisha

Politika shqiptare, e mbërthyer nga tmerri i arrestimeve, hedh në erë reformën në drejtë. Edi Rama më në fund ka hequr maskën e heroit të reformës në drejtësi, duke u shpallur luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shumicës së shqiptarëve. I tmerruar nga veprimi i reformës në drejtësi, Edi Rama, përmes Taulant Ballës, ka çuar një nismë ligjore në Kuvendin e Shqipërisë, për të ndaluar arrestimin e tij, të ministrave të tij dhe të deputetëve. Akti është hartuar pikërisht para ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale, të cilat kanë për detyrë goditjen e korrupsionit në nivelet e larta. Kjo nismë është një atentat politik kundër reformës në drejtësi. Kjo nismë hedh në erë të gjithë reformën në drejtësi, bashkë me punën trevjeçare të Perëndimit. Atentati vjen dy ditë pas përmbysjes së listës së zezë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, me anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Genci Gjonçaj. Operacioni kushte futur në listë të zezë dy kandidatë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por Genci Gjonçaj i vuri në krye të listës fituese, në kuadër të planit për të kapur KLP.

Nisma e Edi Ramës nuk e lejon më Kuvendin që të autorizojë Byronë e Hetimit dhe Prokurorinë e Posaçme për të arrestuar deputetët, ministrat apo vetë Ramën. Sipas rregullit të ri, prokuroria duhet të paraqesë prova që të marrë lejen e Kuvendit për arrestimet. Me këtë akt, Kuvendi merr atributin e gjykatës, pasi prokuroria provat i paraqet në gjykatë. Nëse prokuroria do t’i kishte të gjitha provat, nuk ka nevojë për t’i çuar në Kuvend, por i çon direkt në gjykatë. Prokuroria i kërkon Kuvendit arrestimin e deputetit apo të ministrit, për të mbledhur edhe prova të tjera, përmes hetimet më të hollësishme, kontrollit të banesës, kontrollit të pasurive etj. Me këtë akt, Byroja e Hetimit nuk mund të kontrollojë as pasuritë e politikanëve. Pas kësaj lëvizje, e cila tradhton shpresat e mëdha të shqiptarëve tek reforma në drejtësi, pritet një reagim i fortë i ndërkombëtarëve. Gjithsesi, nisma mund të hidhet poshtë vetëm me protesta popullore ni në Rumani, por një gjë e tillë duket e pamundur, pasi populli është përçarë nga PD, PS dhe LSI.

Nisma e Edi Ramës nuk shpëton vetëm veten e tij, ministrat dhe deputetët socialistë nga arrestimi, por edhe kokat e tjera të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Nisma shpëton Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, të njohur ndërkombëtarisht si simbolet e krimit, korrupsionit dhe parave të zeza në Shqipëri dhe Ballkan. Me këtë lëvizje shpëtojnë Sali Berisha, Shkëlzeni dhe Lulzim Basha. Parë në këtë kuadër, pjesë e komplotit të Ramës kundër reformës janë të gjithë krokodilët e politikës shqiptare, duke filluar nga Lulzim Basha, Ilir Meta, Sali Berisha, Monika Kryemadhi etj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com