Loading...

Vajtim nene – O bir s’me gjendet karari! Nga Andrea Vangjeli (Poetet e krahines)

VAJTIM NÈNE

Ku ti derdh lotèt mè thuaj
O bir s”mè gjendet karari
Se ti ike dhe mu zhduke
Dhe askund s”tè gjendet varri

Humbja jote mè goditi
Si tèrmeti shtatè ball
Sa do qè lutem e lutem
Dua veç tè mè jesh gjall

Tè pèrpiu toka a deti
Nèna po pyet nga halli
Se kaluan shumè vite
Dhe mè trete pèrsè gjalli

Mè mirè njè dhimbje tè tmershme
Tè vij e zemrèn ta shkund
Se kèshtu nuk duroj mè
Me kètè dhimbje pa fund

S”kam ç”bèj nèse ke vdekur
Dua trupin tè ma sjellin
Qè dhe ti te kesh njè varr
Pèr mbi tè te nxier vrerin

Se nèna tè ka tè vetèm
Ti je syri i shtèpis
Nè s”je gjall ta dua varrin
Se me lot do te vadis

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com