Loading...

Haradinaj shtang Serbinë për vrasjen e Ivanoviçit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk ka pranuar ndonjë kërkesë të Serbisë për t’u involvuar në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanovic, derisa ka komentuar edhe adresimin e Serbisë ndaj misioneve ndërkombëtare në Kosovë rreth vrasjes së Ivanoviqit. Tha se për këtë gjë, nuk janë ato që vendosin pasi juridiksionin për hetime e ka Kosova.

‘Juridiksionin për hetime e ka Kosova. Për kërkesat drejt Eulex dhe Unmik, ata s’kanë të drejtë me dhanë autorizim të tillë. Të vetmet që duhet të japin autorizim, janë institucionet e Kosovës. Te Kosova nuk është dorëzu një kërkesë e tillë’, është shprehur Haradinaj në një konferencë për media.

Kryeministri sqaroi se kërkesa e Serbisë ka të bëjë me këmbimin e informacioneve, gjë që sipas kryeministrit i konvenon edhe Kosovës.

‘Është dorëzu një kërkesë për këmbim të informatave, çka edhe për ne është e mirë. Pra, Kosova s’ka marrë kërkesë për involvim në hetime në Kosovë’, ka thënë Haradinaj.

Përfshirjen e Serbisë në hetimin për vrasjen e Oliver Ivanovic’it e ka kërkuar së pari presidenti serb Aleksandar Vucic, i cili tha se nuk u beson autoriteteve të Prishtinës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com