Policia Kufitare Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 18.01.2018, Policia Kufitare Vlorë është njoftuar se në vendin e quajtur ”Shën Vasil”, tek vaskat e peshkut në Gadishullin e Karaburunit dyshohet se mund të ketë rënë e të jetë mbytur shtetasi A.Gj.,53 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet Policore po vijojnë të kontrollojnë zonën me qëllim gjetjen e trupit.
_______________________
Ndërkohë gjatë mëngjesit të sotëm shërbimet e Policisë Kufitare sëbashku me Delta Forcën gjatë patrullimit të kontrollit të territorit kanë konstatuar në vendin e quajtur Radhimë në breg të detit një gomone 9 metra të gjatë me dy motorrë.
Nga verifikimi paraprak dyshohet se mjeti mund të jetë braktisur dhe se në brendësi të tij nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm.
Po vijojnë verifikimet për dokumentimin e plotë ligjor dhe identifikimin e pronësisë së këtij mjeti.