Arrestohet rreth dy muaj pas ngjarjes autori i shpërthimit me tritol të makinës së biznesmenit të interteve në Tiranë. Makina e biznesmenit u hodh në erë më 30 nëntor 2017 te Liqeni i Thatë. Policia identifikon Klajdi Gjecin 31 vjeç si autorin e këtij akti, i ndaluar më parë edhe për vjedhje në bashkëpunim.
NJOFTIMI I POLICISË :Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i shkatërrimit të pronës me lëndë eksplozive tek rruga “Liqeni i Thatë”. Gjithashtu ky shtetas ishte i shpallur në kërkim për vjedhje të kryer në bashkëpunim. Personi i ndaluar i dënuar më parë për shitje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.
Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, si dhe të kapjes së autorëve apo të personave të shpallur në kërkim, Specialistët për Hetimine krimeve të Rënda në D.V.P. Tiranë kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:
Klajdi Gjeçi, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu ky shtetas dyshohet si autor për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, tek rruga “Liqeni i Thatë”, ku pranë një pikë inertesh është vendosur lëndë eksplozive automjetit në pronësi të shtetasit N. R. Materailet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime