Loading...

Arrestohen 5 kushërinjtë shqiptarë

Italia godet serish nje bande shqiptare te trafikut te droges. Ne pranga kane rene 5 shqiptarë meshkuj të një fisi, të cilët policia italiane i përshkruan kështu: “Të veshur bukur, të edukuar, të disponueshëm dhe me sjellje të shkëlqyer”. Ata janë arrestuar ditën e martë, pasi akuzohen për trafik kokainë.

Hetuesit kishin një vit që ndiqni veprimet e shqiptarëve të cilët shpërndanin kokainë të cilësisë së lartë në Varese të Italisë. Nga aktiviteti i tyre ditor i shitjes së kokainës thuhet se trafikantët fitonin deri në 5 mijë Euro në ditë.

“Klientët ishin të gjithë italianë dhe u takoheshin me shqiptarët në vende të populluara në mënyrë që të mos binin në sy. Ata përdornin kode dhe asnjëherë nuk e tregonin vendin se ku do takoheshin”, është shprehur shefi i policsë Maurizio Greco.

Sipas mediave italiane të cilat citojnë policinë thuhet se nisja e hetimeve ka filluar pas vdekjes nga mbidoza së një shqiptari. Policia gjeti në telefonin e viktimës disa numra kontakti dhe më pas nisi ndjekjen për shqiptarët.

Policia italianë nuk ka bërë të ditur emrat e shqiptarëve të arrestuar, por vetëm inicialet e tyre që janë: M. L., 34 vjeç, M.O., 30 vjeç, M.A., 33 vjeç X.A., 27 vjeç dhe M.D., 24 vjeç.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com