Një operacion masiv në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka çuar në pranga 11 shqiptarë të cilësuar si “mafiozë me reputacion”.
Shqiptarët, mes tyre edhe një femër janë arrestuar në Staten ku kishin edhe bazën e tyre të shpërndarjes së heroinës dhe fentanilit.
Sipas mediave amerikane ata shpërndanin drogë në Brooklyn dhe New Jersey. Në këtë operacion morën pjesë agjentë të një task force të DEA-s, Departamenti i Policisë në Nju Jork dhe anëtarë të tjerë të agjencive federale dhe shtetërore.
Mediat në SHBA paralajmërojnë arrestime të tjera në këto qytete pas epidemisë së heroinës gjithnjë e më shumë në rritje.
Në video ata shihen të prangosur teksa shoqërohen nga agjentët amerikanë: