Loading...

Shi, breshër e dëborë? Temperaturat shkojnë në -12 gradë, prisni fortunë në fundjavë

Reshjet e shiut dhe të dëborës të rëna në masë të lartë dy ditët e fundit do të përfundojnë sot në mbrëmje. Kështu parashikojnë, sipnotikanët e Metoalb.

Në një postim në faqen zyrtare ata shkruajnë se edhe pse reshjet do të pushojnë temperaturat do të jenë shumë të ulta sa do të arrijnë velerat -12 gradë celcius.

Parashikimi i plotë:

MOTI NE VIJIM: mbetet me vranësira dhe reshje shiu e dëborë në zonat malore deri vonë në mbrëmje kur pritet kthjellim gradual i motit në Veri dhe Qendër por zonat Jugore-Juglindore pritet të kthjellohen pas mesnatës. Dita e enjte do të jetë e kthjellët por E FTOHTE ndërsa sërisht E PREMTJA sjell vranësira në pjesën më të madhe të vendit dhe reshje shiu e dëbore në Veri-Verilindje dhe pjesërisht në zonat Qendrore.

TABLOJA TERMIKE: sot paraqet vlera të larta deri vonë në mbrëmje kur FILLON rënia e temperaturave duke kulmuar mëngjesin e së enjtes deri në -5 apo -6°C në zonat malore si edhe zbresin në vlerat 0 – 3°C në zonat bregdetare dhe të ulëta. Edhe mesdita e së enjtes vijon me rënie të temperaturave duke bërë që maksimumet të zbresin në 11 – 12°C por deri në 3°C në zonat Juglindore. Dita e premte sjell rritje me 3 – 4°C të temperaturave në vend por sërisht një pjesë e zonave malore mbeten gjatë orëve të natës dhe mëngjeseve rreth vlerës 0°C ndërsa mesdita pritet të shënojë maksimalisht 14°C në Jugperëndim të Shqipërisë.

Ditën e sotme do te jete me reshje, që do të jenë mesatare deri intensive në shumicën e qarqeve, ben me dije IGJEUM. Reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në terrenet malore.

Harta/ Sot shtrëngata shiu, ja qytetet që preken. Kur përmirësohet moti

Reshjet në formën e dëborës do të zbresin deri në 700m mbi nivelin e detit, ndërsa në veri-lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.

TEMPERATURAT
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 °C / 16 °C
në vendet e ulëta: 6 °C / 16 °C
në vendet malore: 2 °C / 9 °C

Kur pritet permiresimi i motit

Meteoalb ben me dije se gjatë orëve të vona të pasdites reshjet zhvendosen pjesërisht në Qendër dhe kyresisht në Jug deri orët e para të natës kur moti përmirësohet duke sjellë kthjellime në territor. “Dita e enjte sjell dominim të motit të kthjellët por të ftohtë në gjithë vendin”- njofton Meteoalb.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com