Loading...

Zbulohet busti i Skënderbeut në Gjilan

Në 550-vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në kuadër të Flakës së Janarit në Gjilan është zbuluar busti i tij.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se Skënderbeu do të përkujtohet përjetë nga gjeneratat e tashme e të ardhshme, shkruan Indeksonline.

“Në 550-vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në kuadër të Flakës së Janarit e zbuluam bustin e tij në qendër të Gjilanit. Në ky vend, heroi më i madh i yni si figura me e çmueshme kombëtare, do të kujtohet përjetë nga gjeneratat e tashme dhe të ardhshme. Sot ne përkujtojmë edhe 50-vjetorin e madh kur nahia e Gjilanit dhe krejt Kosova u kryengritën për flamurin e Skënderbeut, e drejt e cila u realizua shumë më vonë” ka thënë Haziri.

Haziri thotë se në këtë përvjetor e kujtuan edhe Kadri Zekën, Jufu e Bardhosh Gërvalla dhe të gjithë dëshmorët që e sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e shqiptarëve raporton Indeksonline.

“Ndërsa, në përvjetorin e vrasjes, sot ne përkujtojmë edhe Kadri Zekën dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe të gjithë dëshmorët e heronjtë të cilët u sakrifikuan për lirinë e shqiptarëve. Në kuadër të Flakës së Janarit, ne ndihemi krenarë me ta dhe do të vazhdojmë t’i respektojmë, nderojmë dhe të frymzohemi nga veprat e tyre se si duhet të luftohet për të fituar lirinë. Lavdi e përjetshme jetes dhe vepres së tyre” ka shtuar Haziri.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com