Loading...

Jepet alarmi: Të fillojë urgjentisht vaksinimi i popullatës nga gripi

Prof. Dr. Edmond Panariti, ish-ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit, kërkon që të fillojë urgjentisht, vaksinimi nga gripi i popullatës me rrezik të lartë. Sipas Panaritit, nëse vajza 7-vjeçare nga Durrësi do të ishte vaksinuar, ajo sot do të ishte në jetë.

“Nëse do të ishte vaksinuar ndaj gripit stinor, vajza shtatëvjeçare nga Durrësi do të jetonte. Këtë e thotë revista prestigjoze mjekësore “Pediatrics” nga e cila po citoj vetëm nje paragraf :”Vaksinimi ul në mënyrë të ndjeshme rrezikun e vdekjes nga gripi te fëmijët”.

Urgjentisht të fillojë vaksinimi i grupeve të popullatës me rrezik të lartë, ku përfshihen fëmijët e sistemit parashkollor dhe nëntëvjeçar, gratë shtatzëna, të moshuarit mbi 65 vjeç.

Duhet vepruar tani, menjëherë. me vaksinim falas për këto kategori të popullatës! Ndodhemi në fillim të ciklit të parë të gripit dhe kemi ende dy muaj e gjysmë deri në fund të periudhës së epidemisë.

Mund të parandalojmë dëme të pallogaritshme shëndetësore. Jemi ende në kohë! Duke perllogaritur si nevoja emergjente rreth 200 mijë doza, kosto e vaksinave është rreth 1,5 milionë euro. Duhet vepruar tani!”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com