Fshati Babunjë në Divjakë u trondit 5 ditë më parë, pasi një i ri qëlloi me automatik në drejtim të vajzës që dashuronte.
14-vjeçarja arriti të shpëtonte pa asnjë lëndim për fat të mirë, por i riu do të përballet tashmë me akuzën e tentativës për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Mësohet se 22-vjeçari Bajram Krasniqi dhe adoleshentja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, ishin në fakt kushërinj të dytë dhe i riu e ngacmonte prej kohësh.
Por familja e vajzës e cila e ka nuhatur këtë, ka vendosur ta fejojë vajzën me një djalë tjetër. Pasi Krasniqi e ka mësuar këtë fakt është tërbuar nga inati dhe ka marrë armën e zjarrit.
Ai i ka thënë 14-vjeçares:
Ti je vetëm e imja, unë të dua, nuk do lejoj që të fejohesh me askënd tjetër.”
Balkanweb shkruan se vajza dhe i riu në fakt kishin komunikim me njëri-tjetrin por nuk dihet nëse edhe ajo e dashuronte. Megjithatë në Gjykatën e Lushnjës, 22-vjeçari është shfaqur i penduar duke thënë se nuk e dinte se e kishte kushërirë.
Ai do të qëndrojë pas hekurave, ndonëse e pranoi çfarë kishte bërë dhe se ishte penduar për atë çka kishte bërë, tha se nuk ishte në dijeni të faktit se me vajzën kishte lidhje gjaku.
I riu ka pritur në datën 10 janar sa vajza të mbaronte shkollën dhe në qendër të fshatit i ka zënë pritë dhe më pas ka qëlluar në drejtim të saj 3 herë, por fatmirësisht plumbat nuk e kapën 14-vjeçaren dhe asnjë banorë tjetër përreth. Ndërkohë, pak pas ngjarjes ai u largua nga vendi i krimit, ndërsa armën e fshehu diku në një tokë bujqësore. Por policia ka arritur ta arrestojë pak orë më vonë