Mëngjesin e sotëm, opinioni sportiv në vend është tronditur nga lajmi se peshëngritsja shqiptare, Romela Begaj ka dalë pozitive në testin antidoping.Ajo rezultoi se ka përdorur substancën e ndaluar stanozolol në kampionatin botëror të zhvilluar në Amerikë, ku u shpall edhe kampione.
Tashmë peshëngritësja shqiptare është përjashtuar përkohësisht nga çdo aktivitet. Ndërkaq, vetë Romela Begaj ka kërkuar që të hapet testi B në Kanada, pasi pretendon se është e pastër
Nga ana tjetër, trajneri i saj, Gazmend Hakcani, ka thënë se gjithçka është bërë për të favorizuar peshëngritësen amerikane.
“Bëhet gjithçka me qëllim për të favorizuar peshëngritësen amerikane. Skandal! E pamundur të pezullohesh dy herë për të njëjtën gjë”, – është shprehur Hakcani.