Një ngjarje e rëndë ka tronditur Korçën mbrëmjen e sotme, pasi disa persona me maska i kanë zënë pritë një qytetari dhe e kanë goditur atë me mjete të forta.
“Shuplaka” mëson se ngjarja ka ndodhur diku te rruga “1 Maji”, ndërkohë që 37-vjeçari po kthehej për në shtëpi. Ai është sulmuar nga dy persona me maska, të cilët e kanë goditur me gurë dhe pastaj janë larguar.
Si pasojë e plagëve të rënda që ka pësuar, Marsel Miliadhi, është dërguar me urgjencë në spital, mirëpo deri më tani ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Ai bën me dije për “Shuplaka-n” se nuk i njihte agresorët dhe për më tepër nuk ka konflikte me asnjë njeri.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur detajet e plota të ngjarjes dhe për të zbuluar autorët