Loading...

Personi që e gjeti Ivanoviqin të vrarë, thotë se ngjarja ndodhi në 2 minuta dhe se nuk kishte të shtëna

Një koleg i partisë dhe bashkëpunëtor Oliver Ivanoviç, Ksenija Bozoviç tha se askush nuk dëgjoi të shtënat në të cilat u vra Ivanoviç dhe shtoi se ai u gjet para zyrave të partisë, nga një fqinj që po kthehej nga dyqani.

“Isha gati të shkoj në punë, sekretari ishte në zyrë. Fqinji i parë doli për të blerë bukë kur u kthye nga dyqani e kishte parë atë të shtrirë përpara zyrës”, tha Bozovic, raporton Kurir, transmeton Indeksonline.

“Çdo gjë ndodhi brenda dy apo tre minutave, nuk kishte të shtëna… edhe pse në tokë u gjetën tri gëzhojna plumbash”, tha gruaja e cila e kishte gjetur atë e para.

Kur u pyetën nëse ekziston një pretendim ndaj Ivanoviçit, Božoviç tha se bashkëpunëtorët e tij nuk dinin për këtë dhe se ai ishte një njeri që mbrojti të tjerët dhe nuk u ankua asnjëherë.

“Ne nuk dinim asgjë, përveç mënyrës së ndodhjes së situatës, burgut, lirimit të burgut, zgjedhjeve… ishte ditë normale ku ai duhej të shkonte në punë. Jemi të mërzitur, nuk e di çfarë të them”tha Božoviç.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com