Loading...

Rregullat e “arta” për ata që duan të bëjnë fitnes

Kushdo që rregullisht shkon në palestër e di se ka disa rregulla të pashprehura që të gjithë duhet tu binden.

Mbani paisjet e ushtrimeve pastër

Nuk ka asgjë më të keqe se të përdorësh një pajisje për ushtrime dhe personi pas teje ta gjejë atë në mënyrë të tmerrshme.
Kështu që kujdesuni që pastërtia e pajisjeve të jetë në nivelin e duhur.

Pastaj, rreth 12 përqind e personave që shkojnë në fitnes nuk e mbajnë deodorantin me vete, andaj edhe papastërtia sa vjen e rritet.
Ekspertët e fitnesit këshillojnë që djersët në pajisje t’i hiqni me një peshqir letre.

Bej shok në fitnes

Shumë njerëz do donin që të ushtronin vetëm, por është një pjesë tjetër e madhe që ushtrimet do preferonin t’i bënin në prani të një shoku apo shoqeje.
Sipas zbulimeve 26 për qind e njerëzve të moshës 18 deri 45 vjeç kanë bërë miq të rinj gjatë ushtrimeve në fitnes.
Por, duhet që të keni kujdes gjatë ushtrimeve kur bisedoni me miq.

Pritni radhën tuaj

Shpesh ndodhë që tek një pajisje të ketë më shumë persona duke pritur. Por, ju duhet të qëndroni i qetë dhe të prisni radhën tuaj, ndonëse kjo është e bezdisshme dhe aspak e këndshme.

Mos u kënaqni me pamjen tuaj

Rreth 25 përqind e femrave që bëjnë fitnes ndihen të kënaqura me pamjen e tyre, andaj edhe e përdorin telefonin gjatë ushtrimeve, shumicën e rasteve për të bërë ndonjë selfie.

Shumë njerëz do të preferonin që të ushtrojnë të qetë, pa praninë e celularëve dhe fotove brenda fitnesit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com