Përmes një deklarate të shkurtër të shpërndarë për publikun, Fino thotë se pavarësisht se nuk është i detyruar ligjërisht, i paraqiti dorëheqjen kryetarit të partisë nga funksioni i Sekretarit Organizativ dhe Administrativ të saj.
“Ky akt, vjen për të evituar çdo paragjykim, për një garë të drejtë dhe të ndershme, në kuadër të kandidimit tim për postin e Presidentit të FSHF”, thotë Fino.
Bashkim Fino dhe Presidenti aktual i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka janë dy kandidatët e deritanishëm në garën për kreun e qeverisë shqiptare të futbollit. Zgjedhjet do të zhvillohen më 7 shkurt.