Loading...

Tmerr në familjen shqiptare në Greqi, babai përdhunon vajzën e tij 7 vjeçare

Mediat greke shkruajnë se një shqiptar ndodhet në paraburgim, pasi eshte akuzuar se ka keqtrajtuar seksualisht vajzen e tij te mitur, vetem 7 vjeçare.

Ngjarja shokuese ka dalë në dritë pasi e ëma e çoi për vizitë në pediatri vajzën, e cila kishte hemoragji të vazhdueshme nga organet gjenitale.

Vajza u dërgua urgjentisht në spitalin e fëmijve në Athinë, ku mjekët konstatuan se ajo ishte përdhunuar.

Vajza e vogël u desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje të gjatë kirurgjikale.

Sipas mediave, drejtori i klinikës së kirurgjisë, arriti të mësonte se përdhunuesi i 7 vjeçares ishte vetë babai i saj. Mjeku bëri denoncimin përkatës në polici dhe 36 vjeçari që jetonte bashkë me familjen në ishullin e Salaminës, u arrestua.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com