Arda Turan është prezantuar te klubi turk, Basaksehir, shkruan indeksonline.
Në një konferencë për media, së bashku me presidentin e klubit, Goksel Gumusdag kanë bërë të ditur formulën e transferimit.
Arda do të ketë një kontratë për dy vjet e gjysmë, ku gjysmën e sezonit do të paguhet 2 milionë, ndërsa dy sezonët e ardhshme nga 4 milionë secili.