Loading...

Ndërron jetë 7-vjeçarja nga Durrësi me gripin që doktorët se shpëtonin dot

Ka ndërruar jetë vogëlushja 7-vjeçare që u paraqit mbrëmë në urgjencën pediatrike të spitalit të Durrësit me shenja gripi.

7-vjeçarja, nxënëse e klasës së dytë, u dërgua në pediatri nga dy prindërit e saj pasditen e djeshme me shenjat e gripit dhe më pas ra në koma, për të mos u zgjuar fatkeqësisht më kurrë.

Shefi i Pediatrisë së Durrësit, Fatmir Shahini, tha për “DurrësLajm” se paraprakisht dyshohet që vajza të ketë pasur formën më agresive të gripit, atë toksik.

Pritet që ekipi mjekësor të mblidhet dhe të analizojë gjithë rastin dhe zbardhjen e arsyeve që çuan në vdekjen e vogëlushes 7 vjeçe nga Durrësi.

“DurrësLajm” ishte i pranishëm mbrëmjen e së dielës në vendngjarje, ku ishte mbledhur i gjithë ekipi i mjekëve, reanimatorëve dhe specialistëve, të cilët pavarësisht gjithë ndërhyrjes, fatkeqësisht nuk arritën ta mbanin në jetë. Vogëlushja ndërroi jetë rreth orës 23:00.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com