Loading...

Fiton 14-0 dhe hyn re rekordet Guinnes! Ja kush eshte shteti euroipian !

FRANCE – Mbrëmje historike për kombëtaren franceze. Skuadra e trajnerit Didier Deschamps, mund Gjibraltarin 14-0, duke regjistruar kështu edhe fitoren me diferencën më të madhe në historinë e “gjelave”. Për më tepër, është hera e parë që kombëtarja franceze shënon më shumë se dhjetë gola në një ndeshje.

Rekordi i mëparshëm ishte i vitit 1995 dhe ishte një fitore 10-0 kundër Azerbajxhanit. Franca tashmë është kualifikuar në Kampionatin e ardhshëm Evropian, ndaj ish-trajneri i Juventusit kishte pushuar edhe disa emra të mëdhenj. Por tashmë në minutën e katërt francezët kaluan në avantazh 2-0. Ndërsa në fund të pjesës së parë u shënuan shtatë gola.

Një autogol i Ethan James Santos e theu ngërçin, por një çerek ore më vonë ai u përjashtua për një faull ndaj Zaire-Emery. Një minutë më vonë vjen dhe goli i Thuram. Në minutën e 16-të mesfushori i PSG-së shënon (faulli që shkaktoi kartonin e kuq ishte i drejtë me rastin e golit). Katër gola arritën brenda shtatë minutave: fillimisht Mbappè me penallti, pastaj Clauss, Coman dhe Youssouf Fofana, i cili hyri në vend të Zaire-Emery të dëmtuar.

I pari që shënoi në pjesën e dytë ishte Adrien Rabiot. Dy minuta pas tij, Coman gjen rrjetën, i ndjekur nga Dembélé dhe një dygolësh nga Mbappè, i cili shënon trigolëshin e tij personal. Në këtë mes, Giroud-it iu anulua edhe një gol, por ai e kompensoi duke shënuar dy gola të tjerë për të arritur në 14-0

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com