Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmë në zonën e Lagadas në Greqi, ku një shqiptar ka tentuar që të vrasje kunatin e tij 37-vjeçar. Konflikti ka ndodhur teksa shqiptari ka qenë në gjendje të dehur.
Fatmirësisht, nga të shtënat, 37-vjeçari nuk ka mbetur i plagosur. Mediat greke raportojnë se 39-vjeçari ka tentuar t’i shpëtojë arrestimit, duke qëlluar sërish në ajër dhe duke u futur në oborrin e kishës së Epifanisë së Timiou Prodromos dhe Agia Anastasia Farmakolytria. Pas veprimeve të koordinuara nga policia, ai u arrestua, pavarësisht rezistencës së fortë që bëri.
Arma e sekuestruar ishte raportuar e vjedhur në janar nga një shtëpi në zonën e gjerë të Lagadas dhe e cila, siç u konstatua, kishte gëzhoja të gatshme për përdorim.
(BalkanWeb)