Loading...

Ish-futbollisti gjendet i vdekur pranë banesës në Sarandë

Policia e Sarandës ka dhënë informacion për trupin e pajetë që u gjet në orët e para të mëngjesit të sotëm në trotuar, poshtë pallatit ku jetonte. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4, ndërsa sipas policisë viktima është Leonard Qesari, 61 vjeç. “BalkanWeb” mëson se ai ishte punonjës i bashkisë dhe ish- futbollist. Sipas policisë, dyshohet se 61-vjeçari ka rënë nga shkallët e katit të gjashtë dhe ka gjetur vdekjen.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.01.2018, rreth orës 05:25, në lagjen ”Nr.4”, mbi trotuar është gjetur i pajetë dhe me dëmtime në kokë e pjesë të trupit, shtetasi Leonard Qesari., 61 vjeç, banues në lagjen Nr.4, Sarandë.
Nga verifikimi paraprak dhe këqyrja që u është bërë kamerave ka rezultuar se shtetasi ka rënë nga shkallët e katit të gjashtë në hyrjen e pallatit ku banon dhe pasi ka rënë është munduar të ngrihet e të ecë ku më pas ka ndërruar jetë mbi trotuar.
Nga veprimet e para hetimore të kryera dyshohet se shtetasi ka qënë nën efektin e pijeve alkoolike. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com