Loading...

Garda rrethon Parlamentin! Ja cfarë po ‘KURDIS’ Lindita Nikolla?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj vendimit të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, për të rrethuar sallën e seancave plenare me forcat speciale të Gardës së Republikës.

Bardhi e konsideron këtë vendim si shpallje zyrtare të shtetit autokrat të kryeministrit Rama, ndërsa përmes një fotoje ku dallohen punonjësit e Gardës në Kuvend, shton se po bëhen “prova” për të penguar demokratët gjatë aksionit të tyre opozitar.

“Sot jemi njohur me urdhrin e paligjshëm të Lindita Nikollës për të rrethuar të hënën sallën e seancave plenare me forcat speciale të Gardës së Republikës, duke shpallur kështu zyrtarisht shtetin personal autokrat të Edi Ramës.
Siç shihet edhe në foton bashkëlidhur Garda e Republikës është urdhëruar të bëjë “provat” gjatë ditës së sotme sesi do të rrethojnë deputetët e opozitës gjatë seancës plenare të së hënës”, shkruan ai.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com