Baba Taku bashkohet me Ramën, tregon të gjithë pisllëqet e Ilir Metës që nga blerja e drejtësisë, pastrimi i parave të korrupsionit dhe vjedhjet me anë të drejtorëve
Çanta e zezë e Spartak Baros ka disa javë që ka prishur gjumin e çiftit më të korruptuar në Shqipëri dhe Ballkan, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Spartak Braho, i njohur ndryshe si Baba Taku, është makthi më i ri i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Braho ka qenë një ndër njerëzit më të besuar dhe të afërt të Ilir Metës. Është dëshmitar i veprimtarisë së zezë dhe disavjeçare të Metës dhe Kryemadhit. Pas prishjes së koalicionit PS-LSI, Braho Braktisi Ilir Metën, duke u bashkuar me Edi Ramën. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë në panik për shkak se Braho mund të rrëfejë aferat e tyre tek kryeprokurorja e përkohshme Arta Maku apo aq më keq tek Byroja Kombëtare e Hetimit që do të ngrihet këtë vit. Edhe nëse Braho nuk bashkëpunon, shumë prova kundër Metës dhe Monikës kanë rënë në dorë të bashkëpunëtorëve të Ramës, të cilët do t’i vënë në dispozicion të Byrosë së Hetimit.
Edi Rama ka afruar pranë tij Spartak Brahon në këmbim të rrëfimit të aferave të Metës. Rama dha urdhër që asnjë nga njerëzit e Brahos në degët e administratës të mos shkarkohen. Dhe asnjë nuk është prekur. Së dyti, Edi Rama e futi Brahon në Asamblenë Kombëtare të PS. Disa ditë më parë, Braho u zbuluar teksa po i raportonte Taulant Ballës për një aferë të PD dhe LSI. Krahas raportimit, Braho e këshillonte Ballën që të bënte menjëherë kallëzim penal tek Arta Marku.
Spartak Braho di dhe njeh mirë të gjitha dallaveret, aferat, skemat e korrupsionit dhe pisllëqet brenda çetës së LSI, pra ndërmarrjes familjare të çiftit Meta-Kryemadhi. Braho di mekanizimin korruptiv dhe manovrat që bëri Ilir Meta për t’i shpëtuar burgut në Gjykatën e Lartë pas aferës me zë dhe figurë në zyrën e ish-ministrit Dritan Prifti. Di se si u blenë gjyqtarët, si u blenë ekspertët dhe se si u hodh në kosh ekspertiza e FBI, e cila çonte Metën në burg për korrupsion. Çanta e Baba Takut ka prova për implikimin e Ilir Metës në çështjen CEZ, pazaret në Pragë, gjobat etj. Çanta e zezë e Baba Takut ka dëshmi dhe prova për lëvizjet e Ilir Metës pas akuzave publike për organizimin dhe porositjen e vrasjes së një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë.
Çanta e Baba Takut ka dijeni për fshehjen e pasurive nga Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta. Di të gjitha lëvizjet në prapaskenë të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit kundër hartimit, miratimit dhe zbatimit të Reformës në Drejtësi. Si një ndër njerëzit më të besuar të çiftit, Baba Taku është në brendësi të mekanizimit korruptim të Metës dhe Kryemadhit për blerjen e votave në të gjitha zgjedhjet, me paratë e vjedhura me anë të tenderave dhe tarifave që duhet të paguanin drejtorët çdo muaj.
Baba Taku është dëshmitar edhe i shantazheve të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, gjatë qeverisjes me PS, ku bllokonin ligjet në këmbim të interesave dhe dorës së lirë për të vjedhur.