Loading...

E ngatërruan me viktimën, flet 27-vjeçari: S’është hera e parë, familja u trondit

Emiljano Boçi, i punësuar si shofer në Drejtorinë e Doganave, personi që sot u raportua nga mediat si viktimë e atentatit në zonën e “21 Dhjetorit” rrëfen për Newsbomb.al si e përjetoi momentin kur e ngatërruan me viktimën që ka të njëtin emër dhe mbiemër.

27-vjeçari thotë se është i shokuar nga lajmi, dhe se në shtëpinë e tij janë mbledhur miq dhe të afërm të shqetësuar.

“Familja u trondit. Sot s’kam ndërmend të bëj asgjë përveç se të ri pranë tyre”, shpreht 27-vjeçari Boçi.

“Asnjë nga gazetarët nuk mori mundimin të pyeste qoftë dhe pranë drejtorisë”, shton më tej ai teksa thotë se kjo nuk është hera e parë që e ngatërrojnë me personin me të njëjtin emër.

“Ndodhi edhe në vitin 2010. Emiljano Boçi u përfshi në një plagosje. Dhe atë ditë ndodhi e njëjta gjë. Më ndaloi policia. Mu hapën shumë probleme”, ka treguar Boçi për Newsbomb.al.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com