Gjellërat janë pjatat më të mira e shije plota sidomos për stinën e dimrit.
Të përgatitura me përbërësit e duhur e me recetat e duhura sigurisht ato shndërrohen jo vetëm në një vakt të shijshëm ushqimi por edhe të pasur me shumë vlera e ushqyes gjithashtu.
Më poshtë keni një recetë fantastike të përgatitjes së gulashit të shtëpisë.
Kjo recetë është një traditë ballkanase, porn ë fakt origjina e saj është Hungaria. Në Shqipëri kjo recetë është përdorur prej dekadash nga amvisat shqiptare duke u shndërruar në një pjatë tipike edhe të kuzhinës sonë.
Gulashi është një gjellë tipike dimërore ku ndër përbërësit e asaj spikasin mishi dhe perimet dimërore si patatja dhe karrotat.
Kjo pjatë është fantastike kur konsumohet e ngrohtë, ka një aromë fantastike që të ndjell shqisën e shijes dhe shoqërohet mjaft mirë me sallatat të freskëta të stinës, bukë të thekur apo byrekë të ndryshëm.
Receta më poshtë përgatitet krejt lehtë në shtëpi ndërsa shija e saj sigurisht që do të hapë oreksin e gjithë familjes.
Përgatitja e Gulashit në Shtëpi
Përbërësit
(Përbërësit e kësaj recete janë të përshtatshëm për 4-5 persona)
500 gr tul mish viçi
4 lugë vaj ulliri
1 kokërr qepë
Një lugë gjelle salcë domate
Gjysmë gote vere të kuqe
4 kokrra mesatare patate
Një tas me bizele
4 karrota
Një tufë majdanoz
Kripë
Piper
Përgatitja
Pritet tuli i mishit në copa dhe skuqet.
Shtohet qepa e grirë në kubikë të vegjelë dhe vijon të kavërdiset derisa të skuqen mirë.
Shuhet me verë të kuqe dhe më pas i hidhet salca e domates, një gjethe dafine dhe ujë sat ë mbulohet mishi.
Lihet në zjarr në zjarr sa të marrë një valë.
Ndërkohë, përgatiten patatet, karrotat dhe bizelet.
Karrotat dhe patatet priten në kubikë në madhësinë e një arre ndërsa bizelet lihen kokërr.
Fillimisht shtojmë në tenxhere karrotat, pas disa minutash bizelet e më pas patatet.
Gjella lihet në zjarr të ngadaltë derisa të zjejë. Në fund i hedhim sipër majdanoz të grirë , piperi I zi dhe kripa.
Shënim: Karrotat dhe patetet para se t ëhidhen në gjellë mund të skuqen edhe në tigan më vete.
Serviret e ngrohtë dhe me bukë të thekur.