Loading...

Dedikimi nga Athina kushtuar fshatit Tragjas

70 VJET CLIRIM..Tragjasi ecen me kohen Tragjasi jeton me luften.ndaj dhe kete poeme sa nje peme jakushtoj tragjasit ku sot muret e zhuritura na sjellin ne kujtese ate epope te lavdishme ,luften e bijve dhe bijave e Tragjasjote qe dhane jeten per lirine qe gezojme sot..Lavdi deshmoreve…

O Tragjas jeton me luften

(Ne 70 vjetorin e clirimit atdheut,kushtuare Tragjasit dhe bijve te tij qe i dhane aq shume luftes clirimtare)

Ja ku erdhe prape o i kuqi Nendor
Nendori betejave nendori lirise
Sot gjaku bijve te tu kuqon me shume se kurre
Gjaku i bijve te tu,Tragjas i Laberise

Sa shpejt kaluane keto shtate dekada
Ndaj dita e lirise me ktheu koken prapa
Pershkoja rrugen tende dhe i heshtur mendonja
Sa shume i ke dhene o Tragjas,vendit te Shqiponjave

Lart atje ne sfond,ne altarin e Lirise
je dhe ti nder te paret Tragjas i Laberise

E kush si ju i dha vendit mbi 300 luftetare
E kush si ju i dha atdheut mbi dyzet deshmore
I dha kater heronj,yje te pashuare
Flasin muret e tua qe qendrojne si meteore

Ishin aktivistet e tu,te asaj lufte regjizore
Me Halim Rramohiton,dhe me Sinan Gjone
Me te tjera figura,zemer zjarrta “emblema”
Si Shyqyri Alimerko dhe Fejzo Gjomema

Apo babai i aksoneve biri atentateve
Ai Maliq Muco qe s’flinte gjume pas darke
Se u printe ne balle,merte plumbin i pari
Heroi i “Kicokut”Kastriot Muco Komisari

Eh ! sa komandante te shquar lufte
Ajo vater asaj rreze mali nxori
Me Abaz Fejzon e zgjuare dhe te hekurt
Me kolonelin Sali Ormenin”Taborrin”

Eh ! sa gjenerale me emer,dhe me dhjetra Kolonele
Baballare te ushtrise ajo vater kish pjelle
Ishin Bijte e tu ata qe hidhnin ne ere depo
Ishin bijte e tu qe prinin demostrata
Me veshtrimin hedhur,larg ne horizonte
Paralajmeronin lirine nga malet e larta

Ishin bijte e tu pioneret e pa epur
Qe rrugicave te qyteteve te mernin gjak ne vetull
ishin bijte e tu qe u jepnin plumbin ballit
Fashove,spiuneve,dhe kujtdo tradhetari
Ata qe lanin hesapet dhe zgjidhnin hallet
Pastaj me pushken ne sup,bleronin malet

“Maje malit a maje gurit
Kudo degjohej pushka jote
Gjaku derdhej per flamurin
Per lirine e kesaj toke”

Ishin djemte dha vajzat e tua si nuse
Krenaria e Brigades se peste sulmuese
E ku nuk lane gjurme ,ku nuk derdhen gjak
Qe nga “Qafa e Kicokut”ne Kosove dhe ne Sanxhak

Atje ku me e ashper behej beteja
Ne zhegun e vapes,ne bore ne shi,ne ngrice
Ne “Qafen e Gjarperit”,ne shpellen e Kozares
Ne Gjalicen e Lumes,ne Mavrove dhe Drashovice

Te varfera ne vater,te zjarrta ne zemer
Ishin bijat tuaja qe sakrifikuane rinine
Kur ne gerxhe ne male e shkruane ate emer
Deshmore te atdheut me Zonjen “heroine”

Ne gjurmet e Norave te Hotit dhe Kelmendit
Qe me armet ne dore ato troje mbronin
Ecnit dhe ju me kengen e maliherit
Se atdhene e lire pa “Barbare enderronit..

Ndaj atje ne Shkalle te Matit ne nje pllaje mali
Kompania jote u ndesh me mercenare
Atje te mori plumbi,tu ngrit “Piedestali”
Per te mbetur Zonja Curre si “Yll i pashuare”
Dhe trimerite e tua nuk kane te mbaruare
O Tragjas i Laberise i kengeve dhe valleve
Kot te huajt nuk na kane lakuare
Kur na kane quajtur “Mbreteri e vogel e maleve”

Ne “Qafen e Gjarperit”ne nje nga netet e nxehta
Nje mitroloz gjerman nuk kish te pushuare
E pse e plagosur trimja Rajme Stepa
Ja rremben nazistit armen neper duar…

Te tjere aktiviste te luftes antifashiste
Nuk u qendruane dot torturave te kampeve naziste

Atje ne “Lager Mauthauzen”sundonte “Efialti”
Ndaj nuk dukej te vinte Cane Ali Caci
Kurre nuk do ktheheshin,me kot priste Tragjasi
Mustafa Selam Mucon,dhe Muhamet Alem Kabashin
Apo trimat qe s’ju tremben torturave,plumbit
Si Hektor Shyti ne kampin e Prishtines
Si Elmaz Alimerko ne kampin e Zemunit

Dhe rrije i heshtur Tragjas asaj maje kodre
Me eren e luftes qe ndihej ne vatra
Gati ne flake e gjithe Shqiperia
Ne flake te tera,male fusha fshatra

Te kish dhene natyra nje vendosje “ideale”
Me detin perballe dhe qarkuare me male
Ndaj dhe “Pipinot” ndiqnin te njejtin avaz
Nga malli qe kishin,te vizitonin shpesh Tragjas

Nje dite te bukur maji provuane te tera armet
Donin te tatonin pulsin tek guret e pragut
E ku kish poligon me te sigurt se Tragjasi..?
Nga perroi Xhamit dhe rrezen e “Cirakut”

Dhe nje dite vape gushti kur po u vinte fundi
Me te gjitha armet ndermoren nje fushate
Goditen gjithe fshatin,shpella pyje dhe korije
Po shpejt e harruan se “Shqiponjat fluturojne lart”

Luftonin djemte e cetes”Hodo Zeqiri”
Dhe nuk tundeshin nga “Instikami”
Se kishte komandante te zote ne krye
Me Xhemil Cakerrin dhe Berto Asllanin

Ikte nje dimer i veshtire
Por bisha me shume u egersua
Kur nuk matej dot me djemte ne male
Kthehej dhe digjte shtepite e tua

Nje dite pashke prilli bilbilat kendonin
Te dogji Gjermani dhe e nxori merakun
Lart ta ngriti emrin,me popujt qe lirine donin
Ndaj ne strofen e tij,shkuane ja moren hakun

Lufta e djemve tuaj ku liria ne ball u ndriste
Na rreshtoi ne nje front me boten Antifashiste

O Tragjas i Laberise tani se c’mu kujtua
Se ne nje lume gjaku,notonin dhe simotrat e tua

Me Vranishtin e “Lumit” me Boroven martire
E njejte ish masakra e njejte kasaphana
Me Lidice te Prages a Oradour Sur Glaine
Apo ne Saint’Anna di Stazzema atje ne Toskana

Ne Limozh te Frances ne Oradour sur Glaine
Luhej nje drame e madhe nga bisha Gjermane

Muret e zhuritur qendrojne si “Memorial”
Qe te kujtojne te kaluaren,masakrat e bishes
Nje muze qe flet per 642 te masakruare
Ne depot e drithit apo brenda mureve te kishes..

Por i njejte ish skenari e njejte dhe skena
Skenari i torturave i djegjes i flakes
Qe nga Saint’Anna di Stazzema
Gjer tek Borova jone dhe Lidice e Prages

Por ti o Tragjas ne kerkim te idealeve
E bere luften dhe nuk u gjunjezove
Fale asaj natyre dhe atyre maleve
Popullin e ruajte dhe lirine e fitove

Luftonin bijte e tu ne gjithe Shqiperine
Luftonin dhe bijte e shqipes maleve rreth teje
Kur ceta dhe bataljone formonin ushtrine
Qe i dha ngjyren “Clirimtare” asaj epopeje

Dhe vinte Br12S si roja e kongresit
Ne malet e Laberise ne zonen e bregdetit

“Vallja e luftes” te tjera skena gjente
Qe nga Gjon Bocari ne majen e “Llustres”
Betejat e tua mernin ngjyra vjeshte
Brigjeve te Shashices,brigjeve te Jonufres

Dhe ti o Tragjas e pse nen qiell te hapur
Ne front dhe prapavije rrihte zemra jote
Tani ishe njesh me luften me vatren e perflakur
Po te qeshte “liria” lart ne horizonte

Shkollat ku ne sot mesojme
Apo rrugicat e qyteteve
Na kujtojne heronjte e maleve
Ata bijte e nenave

O Tragjas i Laberise
Qe i jep drite historise
Bijte e tu ne lufte te rene
Te kane ngrit dhe i ngre ne kenge
Ndaj vepren e tyre me lavdi mbuluare
Historia e ka shkruare

Por ne emer te heronjve te deshmoreve luftetareve
Te viktimave dhe atij fshati zhuritur dhe djegur
E meriton “piedestalin” gdhendur me germa kapitale
Ku te flasin ne shekuj bijte e tu te heshtur
Se ti Tragjas ecen me kohen
Se ti Tragjas jeton me luften..

Athin  M.Vreka,Vitori Ferati Vreka

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com