Loading...

Plagoset në këmbë dhe lajmëron Policinë, ata habiten me fjalët e shqiptarit

Një djalë i ri shqiptar vetm 17 vjecar, ka mbetur i plagosur me nje plumb ne kembe nga persona ende te paidentifikuar në Itali.

Sipas asaj qe raportojnë mediat lokale, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ventimiglia 228” në Torino. Ka qenë vetë 17-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, që ka lajmëruar policinë.

Karabinierëve u tha se u përfshi në një sherr mes ekstrakominutarëve (jo italianë) dhe mori një plumb në këmbë. Megjithatë, rrëfimi i 17-vjeçarit nuk ka bindur karabinierë, që vijojnë hetimet, raporton “Torin Oggi”.

Shqiptari ka treguar se kishte qenë dëshmitar në një sherr mes të huajsh dhe më pas ndjeu goditjen që kishte marrë. Por dëshmia e tij nuk i ka bindur karabinierët të cilët po hetojnë për të tjera pista.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com