Pas projektit të Rilindjes Urbane në mandatin e parë qeverisës, në të dytin ‘Rama 2’ është fokusuar të fshatrat, pra Rilindja Rurale. Kryeministri pas mbledhjes ditën e parë në Lezhë ka dalë në një konferencë për media ku ka treguar mes të tjerash edhe vendimin për fshatrat.
Kryeministri eshte shprehur se “Një tjetër vendim i rëndësishëm është përcaktimi i një liste, pas një procesi relativisht të gjatë bashkëbisedimi me të gjithë kryetarët e bashkive në rang territori, të 100 fshatrave në territorin e Republikës së Shqipërisë, ku ne do të stimulojmë zhvillimin e integruar rural, për të krijuar modelin e ri të këtij zhvillimi që do të shtrihet edhe në pjesën tjetër të hapësirës rurale.Ky model ka të bëjë me infrastrukturën, ka të bëjë me diversifikimin e ekonomisë, me zhvillimin e kapitalit social, me ndërhyrjet në dobi të trashëgimisë kulturore e me radhë” deklaroi ai,
Rilindja rurale me 100 fshatrat e parë ishte njëri nga vendimet që mori qeveria sot në Lezhë, ndërsa në ditët në vijim do të prezantohet edhe plani për agro-turizmin.
Shoqata atdhetare kulturore Tragjasi i ka derguar nje kerkese zyrtare Kryeministrit Edi Rama me subjekt ‘ Kerkese per perfshirjen e Tragjasit ne 100 fshatrat me status te vecante’.
Ne kerkesen e saj shoqata Tragjasi shtron argumentat e saj perse Tragjasi duhet perzgjedhur ne 100 fshatrat me status te vecante :
1- Tragjasi mund te behet qender historike natyrore
2- Ne burimet e Izvorit te behet nje park rajonal turistik
3-Mund te behen kooperime familjesh bujqesore dhe shtimi i fermave organike ne bujqesi dhe pemtari.
4- Ka kushte te favorshme per zhvillimin e agroturizmit
5-Zhvillimi i blektorise dhe industrise se perpunimit te produkteve
6-Mundesi e mire per ndertimin e vilave dhe fshatrave turistike
7-Kerkohet shtrimi i rrugeve brenda fshatit