Loading...

Atë që Mourinho e bëri për 9 sezone, Guardiola e arriti për 4 muaj

Si të mos mjaftonte dominimi i kampionatit anglez dhe spektakli që po dhuron me Manchester City, vjen një tjetër vlerësim për spanjollin Pep Guardiola.

Trajneri i ‘Citizens’ është zgjedhur trajneri më i mirë në Premier League për muajin dhjetor, duke u bëri i pari në historinë e kampionatit anglez, që e fiton këtë çmim katër herë radhazi. Manchester City fitoi gjashtë ndeshje dhe barazoi një nga shtatë daljet e muajit që mbylli 2017. ‘Citizens’ arritën gjithashtu të tundin 19 herë rrjetën e rivalëve.

Guardiola është zgjedhur trajneri më i mirë edhe në shtator, tetor, nëntor dhe tani së fundmi në dhjetor, teksa skuadra e tij ka lënë vetëm 4 pikë në 22 ndeshjet e para të kampionatit, ende pa asnjë humbje.

Ndërkohë një statistikë interesante sa i përket këtij çmimi.

Mourinho ka fituar këtë çmim tre herë në 9 edicione të Premier Ligës, ndërsa Guardiola katër herë brenda katër muajve.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com