Loading...

Vlorë:Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”

Policia ka arrestuar shtetasin :
Elton Zotaj, 37 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ditën e djeshme, në lagjen ”Lef Sallata”, ka goditur me një levë hekuri, për motive ende të paqarta, duke e lënë të dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin M.M., 63 vjeç.

Polcia ka bërë menjëherë arrestimin e tij me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarje të rendë kriminale sepse ka shfaqur rrezikshmëri shoqërore duke e kanosur edhe herë të tjera shtetasin M.M.

Materialet proçeduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com