Përdorimi i ilaceve prek më shumë gratë shtatzënë duke shkaktuar astmë tek foshnjet e tyre.
“Të gjitha gratë duhet të kenë shumë kujdes kur marrin ilace gjatë shtatzënisë,” – tha dr.Huahaoi, autor i studimit në Universitetin e Kinës, Zhejiang.
Sipas studimit që është bazuar në tetë vëzhgime, u zbulua se rreziku i astmës tek fëmijët rritet me 34% kur nëna përdorte ilace të njohura si frenues të pompës proton dhe 57% me përdorimin e receptorit Histaminë-2.
Sipas Reuters, autorët e këtij studimi kanë qëllim të rekomandojnë të gjithë nënat shtatzënë që të heqin dorë nga përdorimi i barnave mjekësore pasi ka rreziqe të mëdha tek foshnjet e tyre.