Loading...

Tragjike:Humb jetën shqiptari në Greqi, plagosen dy të tjerë

Një shqiptar i moshës 61 vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në Poiana në Greqi, e ndërsa dy të rinj të tjerë po shqiptarë janë plagosur.

Mediat greke shkruajnë se tre shqiptarët kishin ardhur ilegalisht në shtetin fqinj dhe se mbrëmjen e të mërkurës rreth orës 20:30 kanë shkuar pranë banesës së shoferit grek i cili kishte mundësuar kalimin për ti dorëzuar shumën e parave për kalimin e tyre në Greqi.

Tre shqiptarët, 61 vjeçari dhe dy të rinjtë përkatësisht 24 dhe 28 vjeç po ashtu edhe shoferi grek kanë hipur në fugon e ndërsa janë pikasur nga policia.

Kjo e fundit ka bërë sinjale për të ndaluar por shoferi grek i moshës 73 vjeç ka shtuar edhe më tepër shpejtësinë. Kjo ka sjellë edhe përplasjen me një tjetër mjet duke lënë kështu të vdegur njërin prej shqiptarëve dhe të plagosur 2 të rinjtë si edhe vetë.

61 vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital e ndërsa të lënduarit e tjerë mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën, e ndwrsa ende nuk bëhen të ditura identitetet e tyre.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com