Vjedhjet e automjeteve dhe plackitja nuk janë shumë të rralla, por në Rusi i kushtohet më shumë vëmendje, sidomos rasteve të tilla unike.
Një rus i dehur ka vjedhur tanken nga një objekt trajnimi, duke vazhduar të ngas atë përmes një pylli para se të arrinte në qytetin e Apatity, raporton Reuters.
Si rezultat, ai përfundoi duke thyer një Daewoo dhe duke u përplasur në xhamat e dyqanit.
Raportet thojnë se ai më pas doli nga automjeti dhe për pak kohë shikoi dëmin. Më pas hyri në dyqan dhe me sa duket vodhi një shishe verë.