Loading...

Ja se cfarë besimi fetar do i japë Rama djalit të tij, as mysliman as katolik as ortodoks por…

Gjatë një interviste për gazetën italiane “L’Esspreso” kur u pyet nga gazetari italian se çfarë mendonte për ofensivën e Turqisë së Erdogan për të islamizuar Shqipërinë duke investuar në ngritjen e shumë xhamive, kryeministri Rama pasi mbron mikun e tij Taip Erdogan, në këtë kontekst zbulon edhe se çfarë besimi i ka zgjedhur që të ndjek djalit të tij të vogël Zaho.

Sipas programimit që Rama i ka bërë që tani, ai nuk do të jetë as katolik si i ati, as ortodoks si vëllai i madh Gregori dhe as mysliman si e ëma Linda, por…

“Ne ishim vendi i vetëm që nazistët nuk dorëzuan as një hebre, ata u adoptuan dhe u mbrojtën nga familjet myslimane. Unë jam katolik, djali nga martesa ime e parë është ortodoks, gruaja ime aktuale është myslimane, djali ynë i vogël do të vendosë të bëhet budist”, ka deklaruar Rama për çfarë e ka programuar në pikëpamjen e besimit fëmijën e tij ende kërthi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com