Fqinjët mund të jenë miqtë më të mirë, por për dy persona nga Fieri janë kthyer në armiqtë e tij të betuar. Ai ka pasur një konflikt me njërën prej tyre dhe ka përgatitur një hakmarrje të hidhur, pa e ditur se do ta “pësonte keq”.
47-vjeçari me iniciale M.N, banues në Lavdan, ka helmuar 5 qengja dhe pula në pronësi të një gruaje më 6 Janar.
Por policia e ka çuar për ndjekje penale, duke e akuzuar për shkatërrim me dashje të pronës.
Mësohet se fqinja e tij, I.M, 43 vjeç, ka bërë e tronditur denoncimin, duke u hakmarrë kështu “dhëmb për dhëmb” ndaj fqinjit të saj.