Kjo dobësi u zbulua së bashku me Meltdown në ditët e para të Janarit.
Një tjetër ditë, një tjetër përditësim sigurie. Kësaj here është rradha e iPhone, iPad dhe iPod Touch.
Apple publikoi një përditësim sigurie i cili duhet të rregullojë problemet që mund të shkaktohen nga dobësia kritike e sigurisë quajtur Spectre.
Kjo dobësi u zbulua së bashku me Meltdown në ditët e para të Janarit.
Apple e përshkruan kështu përditësimin:
“iOS 11.2.2 përmban përditësime sigurie për Safari dhe WebKit për të eliminuar efektet e Spectre.”
Apple rekomandon përditësimin për të gjithë përdoruesit.
Për ta shkarkuar navigoni në Settings > General > Software Update. Përditësimi peshon 75MB dhe mund të shkarkohet edhe përmes iTunes.