Një gruaje i eshte zbuluar e verteta e disa viteve më parë, pasi dyshohet se ajo vete ka vrarë babain e saj dhe më pas e ka varrosur atë në bahçen e një shtëpie.
Ngjarja ka ndodhur në Greater Manchester të Britanisë së Madhe.
Policia gjeti trupi e një burri në rrugën Matlock në Reddish, pranë Stockport, pasi një grua shkoi të dielën në stacionin e policisë Cheadle Heath dhe rrëfeu krimin.
Të martën autoritetet zbuluan trupin, që sipas BBC besohet se i përket Kenneth Coombes.
Pas kësaj, policia vuri në pranga gruan 63-vjeçare.
Një zëdhënës i policisë tha për BBC se kufoma e gjetur nuk është identifikuar ende megjithatë dyshimet janë se i përket babait të gruas. Ai dyshohet se ka qenë rreth të 80-ve në 2005-ën. Mbetet e paqartë koha kur ka vdekur dhe arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Aktualisht autoritetet britanike vijojnë hetimet dhe prej ditës së martë kanë rrethuar zonën ku u gjet trupi dhe kanë marrë në pyetje banorët.