Ilir Meta është shfaqur mbrëmë në versionin Muammar Gaddafi. I cili vetëm pak ditë para se të bombardohej Libia nga forcat ndërkombëtare për të mbrojtur lëvizjen demokratike në këtë vend nga represioni i Gedafit deklaroi se nuk kishte asnjë fuqi mbi tokë, në tokë dhe nëntokë që ta rrëzonte atë nga pushteti dhe ta eleminonte politikisht. Pavarësisht se e ndjente se pushteti kishte ikur për të. Kështu dhe Ilir Meta, teksa po sheh derën e qelisë t’ia bëjë me “sy”, është bërë paranojak në masën maksimale. Meta sheh në çdo pyetje, deklaratë apo lëvizje të partnerëve ndërkombëtarë apo të mazhorancës dhe sidomos Ramës një paralajmërim për burg. Këtu ka të drejtë. Pasi me zullumet që ka bërë në tërë këto vite, ai e di se nëse ka një politikan apo njeri që e ka hak burgun, ai është vetë Ilir Meta. Me sa duket është i bindur dhe vetë se e ka hak burgun, ndaj shfaq këtë paranojë të tmerrshme por dhe të rrezikshme, pasi është kreu i shtetit. Dhe njeriu nën paranojë nuk ka limite, nuk e di se çfarë mund të bëjë.
Kështu dhe në një intervistë të dhënë mbrëmë në një media, teksa ishte ftuar në emision, Ilir Meta deklaroi se as Perëndia se çon para drejtësisë, jo më kryeministri Edi Rama. Kreu i shtetit theksoi se nuk ka fuqi tokësore dhe jashtëtokësore që ta tremb me drejtësi apo padrejtësi. Meta u pyet thjesht nga gazetari nëse ka frikë nga drejtësia, një pyetje që gazetarët ua kanë bërë të gjithë politikanëvë pas deklaratës së Donald Lu, dhe ai iu përgjigj se as Perëndia nuk më çon para drejtësisë.
“Me vjen keq të jap përgjigje për një lojë mediatike. Rama e di mirë këtë gjë dhe unë mendoj se nuk e ka pasur për mua. Nuk ka fuqi tokësore dhe jashtëtokësore që të më tremb mua me drejtësi apo padrejtësi. Unë jam një politikan të cilit i janë shkelur të drejtat, i cili ka kërkuar vetë të hetohet. Unë i bindem vetëm drejtësisë së popullit shqiptar. Jam këtu ku jam dhe do të qëndroj”, deklaroi fjalë për fjalë Meta. Pavarësisht se gazetari as e personalizoi pyetjen, as përmendi Ramën, i cili dhe ai është pyetur në emisione nëse ka frikë nga drejtësia dhe ka dhënë përgjigjen e tij. Ndërkohë që Meta kalon menjëherë në kundërsulm pas kësaj pyetje, bën të fortin dhe tregon se është i bindur që prangat tringëllijnë për të. Ndaj reagon në këtë mënuyrë. Njëherësh Meta është shumë shpresëplotë se reforma në drejtësi do të bllokohet. Madje ka punuar fort për këtë, por fajin e hedh tek shumica. Që sipas tij nuk kërkon konsensus për asgjë.
I pyetur nëse zgjedhja e kryeprokurores vetëm me votat e maxhorancës, do ta ngadalësojë Reformën në Drejtësi, Meta tha se “duket sikur situata është kthyer përpara korrikut të 2016, ku kishte përpjekje për të bërë një reformë jo me konsensus e sipas rekomandimeve të Venecias, por për të dështuar një reformë dhe faturuar fajin diku tjetër”. Duke shpresuar. Por tashmë, me mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë asgjë nuk kalon në “kalendat greke”. Prangat janë gati për “peshqit e mëdhenj”. Të paktën të shpresojmë. Politika po ndërgjegjësohet, i pari Meta që është bindur se e ka hak burgun. Pavarësisht se deklarohet si udhëheqësi libibian, Gaddafi. Por dihet fundi i tij.