Loading...

Trupa e teatrit te vlores eshte nje vlere qe duhet respektuar.

Trupa e teatrit te vlores eshte nje vlere qe duhet respektuar. Shume pak kane kaluar nga dita qe u shfaq premiera e re e ketij teatri dhe me ka ngelur ne mendje Interpretimi i shkelqyer i kesaj trupe,loja brilante dhe karakteret qe kishin qendisur keta aktore te mrekullueshem.Premjera e Teatrit “Petro Marko” qe erdhi bashke me festat e Nentorit, ishte me te vertet mbreselenese.Komedia”Ne dore te fatit “ shkruar nga Dramaturgu i ri Ledian Gjeci dhe vene ne skene me regjisor Arben Kumbaro,ishte vertet nje arritje. Ky teater ka paraqitur vazhdimimisht vlera,te cilat jane vene ne dukje nga kritika ne ballafaqime,apo festivale te ndrushme.Ne Spektaklin e fundit ,u Aktivizuan gjithe Kasta e aktorve te talentuar te Qytetit .Pavarsisht se premiera koincidoi dhe me aktivitetet e tjera te festave te Nentorit ,pati nje shikueshmeri per tu vleresuar .E gjitha kejo vjen per mendimin tim,sepse Komedia kishte ne thelb nje problematike teper te ndjeshme per shoqerine tone ne tranzicionin e sterzgjatur ,Ate te cmendurise se njerzve,qe duan te pasurohen brenda dites duke luajtur ne kazino, duke shitur trupin edhe moralin e tyre .E kjo problematike eshte e theksuar dhe jemi edhe vete deshmitare te kesaj tragjedie shoqerore qe gjen vend edhe te ne.Por duhet theksuar, se u punua me pasion dhe me shume profesionalizem dhe nga regjisori edhe nga trupa.E ndoqa shfaqen disa here dhe nuk u merzita ,perkundrazi ishin aktoret e talentuar te trupes qe e sillenin situaten dhe ngarjen si per here te pare cdo nate.Te gjirthe personazhet ishi vendosur ne vendin e tyre dhe me karaktere te spikatura .Njeri me i ivecante nga tjetri nje ansambel dhe nje loje qe te mbante ne ankthe deri ne fund .Duke filluar nga Dy personazhet qendrore Jorgaq Tushe dhe Artan Islami qe luheshin bukur dhe percillni gjithe hallin e tyre te ne spektatoret. Por gjithashtu nuk mundet te harrohen karakteret e luajtura nga Matilda Avduli e cila e kishte stolisur figuren e saj me gjithe xhingla-minglat si nje peme e vitit ri ,Shefi i policise me ate gagacllekun e tij te kendshme luajtur nga Vladimir Abili,Buadigardi qe interpretohej bukur nga aktori i ri Margent Caushi , krekosej bukur me ate zerin e ngjirur dhe qe per hir te shefit behej pule e jepte edhe jeten, i kendshem,e i sjelle ne menure artistike, ishte doktorri i Astrit Mamaj Me kemben e cale e me cullufen qe i zinte syte,Polici ,tullaci qe sjell me realizem nga aktori Ilirian Ali e te gjitha keto, loja, karakteret, harmonizimi , bene qe Komedia te pritej mire dhe te percillte mesazhe qe na sherbejne te gjitheve ne , por edhe pushtetit .Dua te vleresoj ne shijet e mia edhe skenografine e Agron Jakupit ,ne zgjidhjen qe i kishte bere spektaklit,duke shkrire nje nje ,ose brenda kazinos edhe poliine si nje element qe tregonte se ne keto pune te pista shpesh perzihet edhe ata.Momentet muzikore ishin te gjetura me mencuri e me mjeshteri nga Artur Dhamo.Duke ndjekur nga afer punen dhe aktivitetin e perhershem te Teatrit Petro Marko,duk pare keta aktore te talentuar e me vlera teper njerezor mendoj , kete e them me bindje se duhet te jemi krenare per ta.Shteti apo edhe Pushteti duhet ti kete ne qender te vemendjes,per ti respektuar e vleresuar.Vetem duke shikuar teatrin ,do te kemi me pak te korruptuar ,me pak vrasje ,me pak vjedheje, dhe me pak te burgosur.Flm Teatrit dhe trupes se aktorve te mrekullueshemme. A. Ahmataj

Fotografia e Matilda AvduliImazhi mund të përmbajë 7 njerëz, tekstImazhi mund të përmbajë 7 njerëz, tekst

Imazhi mund të përmbajë 7 njerëz, tekstImazhi mund të përmbajë 7 njerëz, tekst

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com