Loading...

Operacioni i koduar “Rrjeta” ka bere te mundur arrestimun e tre puninjesve te policise!Emrat jane…

Tre punonjës të Policisë Bashkiake në Tiranë janë vënë në pranga gjatë operacionit të koduar ‘Rrjeta’.

Të arrestuarit mësohet se janë:

Erjon Beca, 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës grupi pranë Policisë Bashkiake Tiranë për kontrollin e territorit.

B. M, 25 vjeçe, banuese në Tiranë me detyrë punonjëse patrullës së policisë Bashkiake Tiranë

Astrit Breshani, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë patrull shërbimi në patrullën e Policisë Bashkiake Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 21.04.2017, rreth orës 16:00, në rrugën “Panorama” pranë ZVRPP, punonjësit e policisë bashkiake me automjetin e punës dyshohet ti kanë marrë shtetasit J. M., një shumë prej 200 mijë lekësh të vjetra, për lejimin e një tende (rrjetë mbrojtëse dielli) në një pikë lavazhi në qytetin e Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua:

-4 kartmonedha, konkretisht 4 kartmonedha me prerje 5.000 lekë të reja

-5 Telefona celularë të markave të ndryshme.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike i kryer në bashkëpunim”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com