Godet fqinjin me sëpatë duke e plagosur rëndë, për motive pronësie, arrestohet në flagrancë nga Policia !
Specilistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
Gjon Marku, 51 vjeç, banues në Borsh,Sarandë.
Mbrëmjen e djeshme, ky shtetas në vendin e quajtur “Kubovë-Shkallë,Borsh, u ka dal përpara fqinjëve të tij (pjestarëve të familjes së shtetasit M.Gj.), dhe pasi është konfliktuar më ta për motive të hershme pronësie i ka goditur me pjesën e pasme të sëpatës duke i lënë të dëmtuar.
I plagosur në gjendje të rëndë ndodhet shtetasi M.Gj., pasi Gjon Marku e ka goditur disa herë në kokë duke e lënë të dëmtuar.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në ngarkim të shtetasit Gjon Marku, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.