Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, deklaroi sot se presidenti i SHBA-së, Donald Trump plotësisht është i aftë për funksionin që kryen, pasi kupton çështjet komplekse.
Aftësitë mendore të Trump janë vënë në pikëpyetje në librin “Fire and Furry…” të gazetarit Michael Wolff, i publikuar të premten.
Trump në këtë libër përshkruhet si një injorant dhe Wolff ka theksuar se njerëzit që rrethojnë presidentin amerikan dyshojnë në aftësitë e tij për të udhëhequr shtetin.
Por, Pompeo tha për televizionin amerikan Fox News, se pohimet e tilla janë qesharake, pasi Trump është i aftë të udhëheqë ushtrinë amerikane.
Shefi i CIA-s tha se një pyetje e tillë shtrohet nga njerëzit që nuk pranojnë faktin se Trump është president i SHBA-së.