Nuk doja të isha në kërkim kështu që unë e lashë atë. “Kështu ka thënë e dashura e Alket Bafti Senajt, shqiptarit 25-vjeçar që mbrëmjen e Pashkëve në Alseno, Itali, ka qëlluar një të ri maroken duke e plagosur rëndë në këmbë pas një sherri për motive xhelozie.
E reja, patriote e tij, ditën e 20 prillit është paraqitur në mënyrë spontane në kuesturën e Alassio- ku ka dhënë versionin e saj të ngjarjes. 23-vjeçarja tha se ishte e lodhur nga arratia.
Personi i shpallur në kërkim tashmë iku me vajzën me një ‘Golf” në ngjyrë të errët menjëherë pasi e qëlloi marokenin 18-vjeçar.
Vajza shpjegoi se natën pas të shtënave fjeti në makinë në parkingjet e provincës, në Valdarda dhe pastaj e kanë braktisur “Golf”-in. Duke qënë se i fejuari nuk donte të dorëzohej, ajo e ka lënë atë dhë është dorëzuar vetë. Deklarata e vajzës janë duke u verifikuar, kurse i dashuri i saj ende po kërkohet nga policia e cila e konsideron të rrezikshëm sepse ai ka një armë me vete.