Pronarët e pallatit të ndërtuar në Vlore ku ishte aksioner edhe vjehrri i kreut të PD, Lulzim Basha, jane dëmshpërblyer me 11.6 milionë euro nga qeveria “Rama”.
Siç raporton Report TV, përfaqësia e pronarëve e kundërshton dëmshpërblimin me 11.6 milionë euro dhe e ka çuar çështjen në Strasburg.
Pronarët e kompensuar kundërshtojnë veprimet e Inspektoriatit Kombëtar të Ndërtimit, që mes datave 4 dhe 8 dhjetor kryen shembjen e kompleksit me anë të shpërthimit të kontrolluar. Ky pallat do t’i kushtojë taksapaguesve shqiptare të paktën 11,6 milion euro edhe pse lejen e kishte dhe bashkiaku i Rames ne Vlore Shpëtim Gjika.